“Rama nuk ka fare nevojë për…”/ Balliu: Berisha nuk do zgjedhje brenda PD, asnjë ‘rrogëtar’ i tij s’mund të fitojë

“Rama nuk ka fare nevojë për…”/ Balliu: Berisha nuk do zgjedhje brenda PD, asnjë ‘rrogëtar’ i tij s’mund të fitojë

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në opozitë, sidomos sa i takon “telenovelës Lapaj-Shabani”, duke kritikuar qëndrimet publike të disa figurave politike dhe mënyrën si, sipas saj, po manipulohet rinia dhe opinioni publik. Balliu tha se kjo betejë politike po bëhet vetëm për pushtet dhe jo për interesin e qytetarëve, duke akuzuar se brenda PD-së nuk ka as vullnet për zgjedhje të brendshme dhe as hapësirë për alternativa. Sipas saj, ish-kryeministri Berisha po ruan vetëm interesat personale, ndërsa figura të tjera janë kthyer në “rrogëtarë humbës serialë”. “Mua më vjen shumë keq, dhe është e turpshme që dalin nëpër ekrane dhe japin këto lloj mesazhesh për rininë për publikun dhe humbasin shpresat tek të rinjtë. Imagjino e gjithë...