Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vengu në Delvinë, efektivë të FA, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve
Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ndërkohë që dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë shkuar në Delvinë për shuarjen e zjarreve. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa fshatra të Delvinës, për të cilët Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. Ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, banorët janë evakuuar. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe...