Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
BKK-ja u shpërndan libra bibliotekave publike dhe shkollore
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur sot shpërndarjen e librave nëpër komunat e Kosovës, duke vazhduar në këtë mënyrë mbështetjen për rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore. Institucioni nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se kontingjenti i ri përfshin 87 tituj, me 1 097 ekzemplarë të përzgjedhur nga fondi i shtëpisë botuese “Rilindja”, me literaturë të rekomanduar që u shërben sidomos nxënësve të nivelit parauniversitar. “Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike dhe kulturore: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës” dhe “Kujtesa e Kosovës: rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, thuhet në njoftim. Në njoftim tutje thuhet se Bibliotekat e Suharekës dhe e Rahovecit janë të...