Ikona britanike e xhazit, Dame Cleo Laine, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare

Ikona britanike e xhazit, Dame Cleo Laine, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare

Këngëtarja legjendare britanike e xhazit, Dame Cleo Laine, e njohur për diapazonin e saj të jashtëzakonshëm vokal dhe karrierën artistike, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Gjatë një karriere të gjatë që nisi në vitet 1950, Laine u bë këngëtarja e parë britanike që fitoi një çmim Grammy në kategorinë e xhazit. Ajo performoi me emra të mëdhenj të muzikës si Ray Charles dhe Frank Sinatra, por bashkëpunimi i saj më i rëndësishëm ishte me bashkëshortin, kompozitorin dhe muzikantin John Dankworth, me të cilin themeloi edhe qendrën artistike, “The Stables në Buckinghamshire”, transmeton KultPlus. Në një deklaratë, “The Stables” u shpreh: “Jemi thellësisht të trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të një prej themeluesve dhe Presidentes së Përjetshme, Dame Cleo Laine.” Laine, e lindur...