Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Premiera e filmit ‘Isha vetëm 10 vjeç’ dhe promovimi i librit ‘Besa dhe burrëria’ në Pejë – një homazh për humanizmin në kohë lufte
Autori dhe dokumentaristi malazez Velibor Çoviq ishte në qendër të një ngjarjeje të veçantë kulturore në Pejë, ku u shfaq për herë të parë në Kosovë dokumentari i tij “Isha vetëm 10 vjeç”, dhe u promovua libri “Besa dhe burrëria”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit kulturor të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, “Në rrugëtim: nga Dita e Pavarësisë deri te Dita e Shtetësisë”, dhe solli në vëmendje një prej kapitujve më të ndjeshëm të historisë së re të rajonit, vitin 1999, kur Mali i Zi hapi dyert për më shumë se 100 mijë refugjatë nga Kosova, pa dallim feje apo përkatësie etnike. Filmi dokumentar, i cili trajton përjetimet e fëmijëve të zhvendosur dhe dimensionin njerëzor të solidaritetit malazez gjatë kohës...