Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kriza politike, BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale
Dështimi i 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë në Prishtinë, të cilët e cilësuan këtë situatë si të papranueshme dhe zhgënjyese për qytetarët. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës të premten se “Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë” dhe theksoi nevojën për një qeveri të re që do t’i forconte marrëdhëniet me Brukselin. “Një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe BE-së”, deklaroi Orav pas seancës së mbajtur të premten. Ngjashëm u shpreh edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili vlerësoi se klasa politike po dështon përballë qytetarëve. “Qytetarët dolën për të...