Erion është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

Erion është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

Nga Basir Çollaku I dashur SPAK, natyrisht kjo është një metaforë rreth së vërtetës lidhur me funksionet publike e jo ato biologjike. Struktura e Posaçme lajmëroi këtë javë akuzë ndaj kryebashkiakut të pandehur Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe. Pastrim parash e fshehje pasurish. Janë marrë në akuzë rreth 30 persona. Aty ka zyrtarë bashkie, biznesmenë, specialistë, viktima, derdimenë, dele e banorë të tjerë të koopshtit. Një nga elementët thelbësorë të hetimit flet për një zonjë financiere të bashkëshortes Xoxe dhe pendesa e saj paska mbushur thesin e fakteve për çiftin bashkiak. Por kjo është më fort një dredhi e amnisti sesa udhë drejt rrënjëve të masakrës së financave publike. Çfarë po harrohet me një padashje të qëllimshme?! Erion Veliaj, kryetar bashkie, është...