Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tejkalim i rrezikshëm në Gjilan: Policia njofton autoritetet zvicerane pas gjobës për kundërvajtësin
Të enjten një person i automjetit Audi S6, me targa të Zvicrës (TG), në kundërshtim me Ligjin ka kryer një tejkalim të parregullt përmes trotuarit në anën e djathtë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, veçanërisht në zonën e udhëkryqit. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ky veprim është dokumentuar edhe përmes pamjeve (videos) të publikuara nga qytetarët dhe mediat në rrjetet sociale, të cilët kanë xhiruar momentin e tejkalimit.“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme duke identifikuar vozitësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë, sipas legjislacionit në fuqi. Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Shtetit të Kosovës dhe Shtetit Zviceran, lidhur me bashkëpunimin për trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga...