Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kodi i ri Penal në konsultim publik/ Manja i bën ftesë opozitës të ulet në tryezë
Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal, përpara aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka renditur arsyet pse një kod i ri penal është i nevojshëm, duke nënvizuar faktin që ndryshimet shoqërore kanë nxjerrë në pah forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta. Sipas ministrit, kodi aktual nuk i përgjigjet me sfidave të kohës dhe paraqet probleme për zbatimin e tij nga gjykatat dhe organet e akuzave. Drafti do të hidhet për konsultim publik, ndërsa ministri theksoi se ai nuk është përfundimtar. “Zhvillimet kanë sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe adekuate penale, dhe reforma e re e drejtësisë ka riformuar sistemin duke bërë të nevojshëm rishikimin...