Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar dhe bashkëshortes së tij

Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar dhe bashkëshortes së tij

Sekuestrohen nga Prokuroria e Tiranës pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se pas hetimeve të kryera, rezultoi Çaça ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, B.C. Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit...