Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Publikohen pamjet nga zjarri në Kakavijë…
Situata në frontin e zjarrit në Kakavijë, në kufirin greko-shqiptar, ka pasur përmirësime të dukshme gjatë natës të së enjtes (24 korrik), pas një mobilizimi të madh të autoriteteve, që vazhdojnë të mbeten në gjendje gatishmërie për mundësinë e riaktivizimeve të zjarrit. Po ashtu, edhe zjarri në Feneo të Korinthit mbetet nën mbikëqyrje, me forca të fuqishme zjarrfikësish në zonë, ndërsa zjarri që shpërtheu mëngjesin e 24 korrikut në një zonë me vegjetacion të ulët në shtratin e lumit të Paqes në Aleksandrupoli është vënë nën kontroll. Në Kakavijë, flakët janë në rënie pas disa hedhjeve uji nga avionët dhe helikopterët që ishin të angazhuar në terren. Edhe pse situata është nën kontroll, forcat e Zjarrfikëses, makineritë e Bashkisë Pogon dhe të Rajonit të Epirit,...