Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it shënon një hapje të nivelit të lartë
Më 23 korrik u shënua një përparim i konsiderueshëm në ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it të Kinës, me njoftimin që ky port do të fillojë zyrtarisht operacionin doganor në të gjithë ishullin e Hainan-it që nga 18 dhjetori i këtij viti. “Brenda gjithë ishullit do të zbatohet politika preferenciale e tarifave zero” dhe “Shkëmbimet e Hainan-it me bashkësinë ndërkombëtare do të jenë më të lirshme e më të lehta”… kështu komentuan mediat ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë si një veprim historik të Kinës për të zgjeruar më tej hapjen, gjë që jo vetëm do të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe do t’i sjellë mundësi të mëdha botës. Më 18 dhjetor 1978, në plenumin e tretë të Komitetit të 11-të...