Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit
                            Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese. Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e shërbimeve publike dhe në mungesën e kapaciteteve për thithjen e fondeve të Bashkimit Europian. Pavarësisht dispozitave kushtetuese dhe ligjore që sanksionojnë autonominë e pushtetit vendor, një fushatë “dorëzimi” të bashkive në duart e PS-së vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas deklaratave dhe kërkesave publike të Ramës. Ndërkohë, i gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja po monitorohet në terren nga të deleguar të Partisë Socialiste...