Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dalin detajet sesi Erion Veliaj u përgjua në furgonin e Policisë së Burgjeve
“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, pasditen e 11 marsit, që ishte ndërkohë nën përgjim, ka ngjallur kureshtjen e hetuesve të SPAK. Gati 10 minuta me herët, e njëjta kërkesë ishte bërë në numrin telefonik të vëllait të kryebashkiakut Veliaj. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telefonuesi ishte kryebashkiaku Veliaj dhe se telefoni i përkiste efektivit të Policisë së Burgjeve, që ishte në autoburg bashkë me të gjatë shoqërimit nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatë dhe anasjelltas. Përdorimi i telefonit të gardianit për 12 thirrje hyrëse dhe dalëse i shtoi akuzën e “futjes së sendeve të ndaluara në burg” Veliajt, e po ashtu vuri nën përgjegjësi penale për...