Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit ‘Gjashtë kundër Turqisë’

Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit ‘Gjashtë kundër Turqisë’

Dy herë ishte planifikuar që drama “Gjashtë kundër Turqisë” të shfaqet në teatrin e qytetit të Prizrenit. Por të dyja shfaqjet janë anuluar. Autori Jeton Neziraj fajëson për këtë Turqinë. Një teatër i rinovuar, por bosh Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren është rinovuar së fundmi dhe shkëlqen në pamjen e tij të re. Një rrugicë e shkurtër e lidh atë me urën e vjetër prej guri, një nga pamjet më të fotografuara të këtij qyteti piktoresk në jug të Kosovës. Megjithatë 380 karriget e reja veshur me kadife të kuqe mbetën të papërdorura dy herë, një herë në dhjetor të vitit 2024 dhe herën e dytë në mars 2025. Në të dyja rastet ishte planifikuar të shfaqej drama “Gjashtë kundër Turqisë” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj....