Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Rama bleu vota me 450 leje ndërtimi për bandat e narkotrafikut!
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si mjet për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat ai i cilësoi si një “farsë elektorale kriminale dhe antikushtetuese”. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se gjatë periudhës zgjedhore janë dhënë 450 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, me përfitues kryesorë bandat e lidhura me narkotrafikun, të cilat, sipas tij, po kontrollojnë territorin dhe ekonominë e vendit përmes kartelit të ashtuquajtur “Troplinët”. Deklarata Degradimi i zgjedhjeve në farsë elektorale me 11 maj 2025, ishte një nga aktet më të shëmtuara, më kriminale, më antikushtetuese. Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të...