Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku, zbulon arsyen: Dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet

Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku, zbulon arsyen: Dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet

Pas Pano Sokos, edhe kandidatja e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Rigerta Loku është larguar nga “Nisma Thurje”. Në një prononcim për Top Channel, ajo u shpreh se arsyet janë debatet e fundit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Sipas Lokut, të dyja palët mbajtën qëndrime të gabuara në këtë çështje. “Arsyeja është shkaku i të gjitha ngjarjeve që kanë vijuar mes dy subjekteve kohët e fundit.Nuk jam aspak dakord se si vijuan punët pas marrjes së mandatit. Qëndrimet kanë qënë të gabuara, kush më shumë e kush me pak, nga të dyja palët. Unë mund të mbaja qëndrim kundrejt Nismës, dhe atë bëra”, tha Loku. Loku ka bërë edhe një reagim në rrjete sociale pas dorëheqjes. “Burri lidhet për fjale jo për konopi”Duke marrë shkas...