U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Një i paraburgosur ka humbur jetën në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Besnik Koçiu ishte vendosur ë Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Sipas informacioneve rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk ka arritur të mbijetojë. Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i...