Na paska fëmijë homoseksual?!

Na paska fëmijë homoseksual?!

Nga Jonathan Pano Kjo është “risia” e radhës nga Bashkia e Tiranës. Pas shfaqjes me transgjinore tek liqeni artificial, ku prindërit ishin ftuar bashkë me fëmijët për të parë “spektaklin”, dhe pas martesës antiligjore në tarracën e Bashkisë Woke… Tani në planin social strategjik 2025–2027, diskutuar dje në Komisionin e Financave dhe Buxhetit të Këshillit Bashkiak, ku unë drejtoja mbledhjen, është futur një perlë që nuk e gjen dot as në Amsterdam: Pika 5.6 Citoj: “Rritja e kapaciteteve të stafit të NJVNR dhe punonjësve të mbrojtjes së fëmijës mbi çështjet e të drejtave të grupeve LGBTI dhe menaxhimin e rasteve.” Menaxhimin e çfarë rastesh?! Kush na qënkan këta fëmijë që kërkojnë “trajtim” për orientim seksual? Askush nuk të jep përgjigje. Vetëm një ideologji e sëmurë...