Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

Anne Applebaum, historiane, publiciste dhe shkrimtare e vlerësuar botërisht, shpjegoi në një intervistë për DW se përse Trump është kaq i duruar me Putin dhe cilat janë qëllimet përfundimtare të Putin në Ukrainë. Deutsche Welle: Përse presidenti amerikan Donald Trump është kaq i duruar me Vladimir Putin? Ata njihen prej një kohe të gjatë. Përse Trump është treguar kaq i sjellshëm me Putin deri tani? Si e shpjegoni ju? Anne Applebaum: Njerëzit ja bëjnë këtë pyetjes vetes prej një dekade tashmë. Pati një hetim madhor gjatë presidencës së parë të Trump, rreth burimeve të ndikimit rus në fushatën elektorale të tij. Hetimi tregoi se pati ndikim, por nuk u arrit të provohej se pati përfshirje kriminale. Ne e dimë se Trump ka pasur lidhje ruse...