Tritol garazhit në Tiranë

Tritol garazhit në Tiranë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, ku sasia e eksplozivit ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të një 39-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale në disa automjete të parkuara. Njoftimi i policisë: Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të...