Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Llogaria e Netanyahut/ Uria del jashtë kontrollit, eksod masiv i palestinezëve nga Gaza
Nga Ettore Sequi Zgjatja e luftës në Gaza dhe bilanci i përditshëm i viktimave civile, në sfidë të hapur ndaj thirrjeve të Papës Leoni XIV, ndaj rezolutave të OKB-së dhe ndaj presioneve ndërkombëtare mbi Netanyahun, befason dhe shqetëson. Sipas Axios, në Uashington po rritet zhgënjimi për sjelljen “jashtë kontrollit” të kryeministrit izraelit, i akuzuar nga Shtëpia e Bardhë se po rrezikon strategjinë amerikane në rajon. Pas kaosit të dukshëm, fshihet një strategji e qëllimshme. Netanyahu nuk vepron me impuls, por shfrytëzon çdo çarje në sistemin ndërkombëtar dhe përshpejton ofensivën në Gaza, para se presionet amerikane për një armëpushim të bëhen të papërballueshme. Çdo javë pa armëpushim, lodhet Hamasi, zhvlerësohet diplomacia dhe konsolidohen faktet e kryera në terren. Dëshpërimi në rritje i popullsisë palestineze shërben si...