Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasja Lapaj-Shabani, Pano Soko ikën nga “Nisma Thurje”: Treguam se nuk jemi shumë ndryshe nga politika e vjetër
Pano Soko largohet nga lëvizja “Nisma Thurje” e drejtuar nga Endri Shabani. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se “ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit”. “Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot. Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem...