Kush e ka radhën për “shkundje”? Rama rikthehet me lëvizje të forta me kabinetin në Dajt, çfarë pritet të ndodhë

Kush e ka radhën për “shkundje”? Rama rikthehet me lëvizje të forta me kabinetin në Dajt, çfarë pritet të ndodhë

Kreu i qeverisë, Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”. Burime për Newsbomb.al konfirmojnë se ditën e nesërme, rreth orës 13:00, kryeministri do të zhvillojë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar. ‘Historia’ ka treguar që takimet e tilla, të udhëhequra nga kryeministri, zgjasin me orë të tëra. Deri më tani nuk dihen temat për të cilat kreu i qeverisë do t’u kërkojë “llogari” të vetëve, por këtë mandat të katërt Rama është zotuar që ta pozicionojë Shqipërinë krah vendeve të Bashkimit Europian dhe të plotësojë të gjitha standartet si vendet e tjera të europës. Përgjatë javëve të fundit ai ka nisur një “aksion” në rang vendor, ku pas dorëheqjeve...