Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tensionet gjeopolitike “përçajnë” edhe bizneset, kompania amerikane “heq dorë” nga Inteligjenca Artificiale e Kinës
Kompania amerikane “McKinsey” ka ndaluar aktivitetin e saj konsulencës në Kinë lidhur me projektet që përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese (generative AI), duke e përjashtuar kështu nga një prej tregjeve më fitimprurëse për konsulentët në këtë vend. Sipas dy burimeve të brendshme, kompania i ka kërkuar zyrës së saj në Kinën kontinentale që të mos marrë përsipër projekte me teknologji AI gjeneruese gjatë muajve të fundit. Një nga burimet shpjegoi se ky vendim është nxitur nga kontrolli gjithnjë e më i rreptë i administratës amerikane ndaj kompanive të SHBA-ve që operojnë në sektorë të ndjeshëm si AI dhe teknologjitë kuantike në Kinë. Kjo ndalim përfshin edhe projektet që zhvillohen në zyrat kineze të klientëve shumëkombëtarë, por nuk ndalon “McKinsey-n” të punojë me kompani që përdorin forma...