E di çka mendon nëna ime

E di çka mendon nëna ime

Ballsor Hoxha “… trouble so hard… woke up and borther was dead” (Tekst nga një këngë e Moby) Mendoj për vëllain tim të vogël, të dashur, të dashur sa më s’ka, diku në Siri, apo ndoshta tani është në Damask, “po grumbullohen, aradhet, celulat, grupet, armatat, fuqitë e pushtetet. Por, mirë… i di pak a shumë nga filmat, si aktivizohen e mobilizohen fuqitë e pushtetet e shteteve… por sa është sot temperatura në Siri, dyzet e pesë shkallë Celsius, dhe “it feels like hell”; Siria tanimë është tokë e shkretë, tokë e kallur, njerëz të kallur, rrënojë njerëzish e toke, dhe si, si është e mundur që në këtë temperaturë, mobilizohen të gjithë këta luftëtarë, të nxënë nga instinkti për liri, e çmenduria e madhështisë,...