Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Metani: Kontrolli i ILD edhe nga organizatat e Shoqërisë Civile
Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC), që kanë në fokus të punës së tyre drejtësinë dhe të drejtat e njeriut për të diskutuar mbi pikat e forta e të dobëta të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe prioritetet për të ardhmen, bazuar në raportin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2024 dhe krahasimi dinamik i punës në 5 vite funksionim. Në takim morën pjesë OSHC, me të cilat ILD ka marrëveshje bashkëpunimi dhe organizata të tjera, konkretisht z. Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), znj. Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar i Shkencës/Open Data Albania, z. Arjan Dyrmishi nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, znj. Rovena Sulstarova nga...