Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sali Berisha mbron Erion Veliajn: Po i shkelen të drejtat ne burg, Avokati i Popullit të nisë hetimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi Avokatit të Popullit të nisë hetimet për mënyrën se si po trajtohen nga administrata e burgjeve ish-Presidenti i Republikës, aleati i tij Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, një prej politikanëve më të sulmuar nga Sali Berisha, Erion Veliaj. Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se Metës dhe Veliajt po i shkelen të drejtat në Burgun 313 dhe në Burgun e Durrësit. “Sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj. Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë...