Kur filloi varrosja e të vdekurve?

Kur filloi varrosja e të vdekurve?

Bashkë me peshkimin, format primitive të artit dhe përdorimin e majave të mprehta si mjete pune, varrosja e të vdekurve konsiderohej dikur si një nga karakteristikat përcaktuese që e ndan Homo sapiens nga paraardhësit tanë tanimë të zhdukur. Por për më shumë se një shekull, zbulimet arkeologjike të atyre që duken të jenë varret e homininëve të hershëm, e kanë sfiduar idenë se praktika është ekskluzive vetëm për njerëzit modernë, teksa kanë ndezur një debat të vazhdueshëm se kur dhe ku filloi ajo. Së fundi një ekip shkencëtarësh pretendoi se ka zbuluar shembujt më të hershëm të njohur të varrimeve njerëzore. Por që në vitin 2013, një çift arkeologësh që eksploronin sistemin e shpellave Rising Star rreth 48 km në veriperëndim të Johanesburgut, Afrika e...