Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e natyrës. Por një studio arkitekturore nga Islanda, “S.AP Arkitektar”, po propozon një qasje krejt të re: ta shndërrojë lavën nga kërcënim, në burim të qëndrueshëm ndërtimi. Kjo ide e guximshme, e titulluar “Lavaforming”, është prezantuar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia dhe parashikon që në të ardhmen e afërt, ndoshta në vitin 2150, teknologjia do të mundësojë ndërtimin e qyteteve të tëra duke përdorur lavën në formën e saj të shkrirë. Studioja është themeluar nga Arnhildur Pálmadóttir dhe drejtohet bashkë me të birin, Arnar Skarphéðinsson. Ata kanë filluar hulumtimet pas shpërthimit të fuqishëm vullkanik në Holuhraun në vitin 2014, kur Pálmadóttir...