Si t’i menaxhojmë emocionet? / Këshilla të dobishme që na la Mark Aureli

Si t’i menaxhojmë emocionet? / Këshilla të dobishme që na la Mark Aureli

Nga Kevin Dikinson Mark Aureli e sundoi Romën në një kohë të trazuar. Murtaja Antonine e dërrmoi perandorinë. Dy luftëra në kufi dëmtuan rëndë ushtrinë dhe e boshatisën arkën perandorake. Një gjeneral i besuar, Avid Kasi, udhëhoqi një rebelim kundër tij. Dhe në fund vetë Marku pati jo pak probleme shëndetësore, ndërsa djali i tij Komodo ishte një njeri shumë i lig. Pavarësisht këtyre sfidave, historia e vlerëson lart Mark Aurelin dhe udhëheqjen e tij. Sepse ai shmangu ndarjen e perandorinë, miratoi ligje për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe skllevërve, dhe madje mund të ketë dërguar një mision diplomatik në Kinë për të krijuar një rrugë tregtare disa shekuj përpara udhëtimit të famshëm të Marko Polos. Për arritjet e tij, ai konsiderohet i fundit...