Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha bën ‘avokatin’ e Metës dhe Veliajt: Po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në qeli
Kreu i PD, Sali Berisha u ka dalë në krah Ilir Metës dhe Erion Veliajt, të cilët ndodhen në paraburgim. Ai u shpreh se ndodhin sjellje çnjerëzore brenda burgut, të cilat duhet të dënohen. Berisha shtoi se cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës. “Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme. I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama...