Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Brumbujt hanë librat e vjetër/ Thesari i dijes rrezikon të shkatërrohet
Në Hungari, një thesar i dijes mijëravjeçare rrezikon të shkatërrohet nga një armik i vogël. Brumbuj të vegjël, por shkatërrues, kanë dëmtuar dhjetëra mijëra libra të çmuar, disa prej të cilëve datojnë që nga Mesjeta. Bëhet fjalë për Abacinë e Pannonhalmës, një manastir benedikti 1000-vjeçar në veri të Hungarisë, ku ruhen rreth 400 mijë libra dhe nga këto 100 mijë janë prekur nga insekti i njohur si “brumbulli i bukës”. Mediat shkruajnë se disa punonjës janë angazhuar për t’i hequr me kujdes librat nga raftet dhe po i vendosin në çanta të mbyllura hermetikisht. Aty do të qëndrojnë për gjashtë javë në një ambient pa oksigjen, me shpresën se të gjithë insektet do të zhduken. “Kur shoh një libër të kafshuar nga brumbujt, më duket...