‘171 milionë dëm ekonomik nga KLSH’/ Spahia: Shqiptarët paguajnë faturën e hajdutërisë, qeveria e mbulon me taksa
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas raportit të fundit të KLSH-së, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike. Në postimin e tij në Facebook, sipas Spahisë, vetëm gjatë vitit 2025 janë evidentuar 171.9 milionë lekë dëm ekonomik dhe 12.3 miliardë lekë efekte negative financiare. Ai thekson gjithashtu se 44 procedura prokurimi me vlerë 16.8 miliardë lekë janë nisur pa fonde të mjaftueshme dhe se 188 projekte të planifikuara nuk janë realizuar. Spahia akuzon qeverinë se po ua kalon qytetarëve faturën e abuzimeve përmes rritjes së taksave, ndërsa në përfundim bën thirrje për protestë kundër qeverisë, në krah të studentëve dhe shqiptarëve. Reagimi i plotë: NJË ÇETË CUBASH QË MBUSH GROPAT E BABËZISË ME TAKSAT TONA! Raporti i fundit i...
Burimi:
syri.net