Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Naim Frashëri: Fjalët e Qiririt
Naim Frashëri: Fjalët e Qiririt Në mes tuaj kam qëndruarE jam duke përvëluar,Që t’u ap pakëzë dritë,Natënë t’ua bënj ditë.Do të tretem, të kullohem,Të digjem, të përvëlohem,Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,Njëri-tjatërin të njihni.Për ju do të rri të tretem,Asnjë çikë të mos mbetem,Të digjem e të qanj me lot,Se dëshirën s’e duronj dot.Unë zjarrit nuk i druhemDhe kurrë s’dua të shuhem,Po të digjem me dëshirë,Sa të munt t’u ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur,Mos pandehni se kam vdekur;jam i gjall’ e jam ndë jetëjam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtit tuaj,Mos më kini për të huaj,M’është falurë durimi,Andaj po digjem si trimi,Se ma k’ënda t’u bënj mirë,Të mos mbeti n’errësirë.Jakëni rreth meje rrini,Flisni, qeshni, hani, pini,Në shpirt kam...