Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Khalil Gibran: Kur dashuria ju thërret, ndiqeni…
Nga Khalil Gibran Atëherë Almitra tha: “Fol ti, Dashuri”. Dhe ajo u ngrit e pa popullin, dhe ky ra në qetësi të plotë, me zë të prerë, ajo tha: “Kur Dashuria ju thërret, ndiqeni, Edhe nëse rrugët e saj janë të ashpra e të thikëta. Dhe kur flatrat e saj t’ju pushtojnë, besojini asaj. Edhe nëse shpata e tij, fshehur midis puplave, mund t’ju plagosë. Dhe kur t’ju flasë, kini besim te ajo, edhe pse zëri i saj mund t’jua shkatërrojë ëndrrat, sikurse era e veriut shkatërron kopshtin. Sepse dashuria siç ju kurorëzon, ashtu edhe ju kryqëzon. Dhe siç ju bën të lulëzoni, ashtu edhe ju këput nga lëndina. Siç ngjitet në majën tuaj më të lartë e përkëdhelë filizat më të njomë që drithërojnë...