Këto janë fjalët e fundit të poetit që tronditën diktaturën/ Trifon Xhagjika nuk kërkoi mëshirë…

Këto janë fjalët e fundit të poetit që tronditën diktaturën/ Trifon Xhagjika nuk kërkoi mëshirë…

Nga Visar Zhiti 61 vjet më parë, e pushkatuan dhe ishte vetëm 31 vjeç, poet… vrasja ndodhi dy ditë para Krishtlindjes nga një regjim gjakatar ateistësh, pa besuar kurrë se mund të kishte dhe ringjallje… Poeti i pushkatuar Trifon Xhagjika “Më jepni një top, t’i bie Komitetit Qendror, sistemit tuaj!” Këto ishin fjalët e fundit të tij, që po trondisnin trupin gjykues. I pandehuri nuk po kërkonte mëshirë, siç dhe u pëlqente sundimtarëve, që të ndjeheshin të gjithëfuqishëm, gjysmë perëndi, si emblema të dhunës me sopatë në dorë, që drithëronin botën. Jo vetëm që s’kishte kërkuar mëshirë, po kishte kërkuar një top… – Është artilier…– Ashtu?…– Po, po… dhe poet…– E dëgjove, e do topin që t’i bjerë Partisë, Komitetit Qëndror…– …ta shëmbë me gjithë...