Tarifa 10%, ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ndikojë negativisht në tre sektorë, por mund të jetë edhe ‘Mundësi e Artë për Shqipërinë

Tarifa 10%, ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ndikojë negativisht në tre sektorë, por mund të jetë edhe ‘Mundësi e Artë për Shqipërinë

Tarifat e ‘Shtëpisë së Bardhë’ janë si një gurë i hedhur në ujë që krijon valë në gjithë ekonomike në gjithë botën. Përtej shifrave të humbjeve që tanimë kanë nisur të kalkulohen, ish presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço tarifën e vënë për Shqipërinë e konsideron të ‘miqësisë’, pasi është më e ulta në Ballkan, dhe vendi duhet ta përdor me zgjuarsi. “Shqipëria ndodhet në një pozitë unike ‘mesi të artë’ që mund të shfrytëzohet për oprtunitete tregtare. Dhe ky avantazh konkurrues i papritur mund te shfrytëzohet ku Shqipëria te kthehet ne një ‘portë tregtare alternative’ për eksportuesit evropianë që kërkojnë të zbusin ndikimin e tarifave”, shprehet Jaço. Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë në shifra të vogla, Jaço thotë...