Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, flakët i afrohen Parkut Kombëtar të Llogarasë! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, flakët i afrohen Parkut Kombëtar të Llogarasë! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

Vijon të jetë intensiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, ndonëse ditën e djeshme ndërhynë nga ajri edhe dy avionë të ardhur nga Greqia. Flakët i janë afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke e vënë në rrezik. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme. Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndahet mali i Dukatit me Llogaranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore. Prezente në terren, prej orëve të para të mëngjesit, janë rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, Emergjencat Civile, ADZM, si edhe banorë të zonës....