Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
“BE do të ashpërsojë politikën e migrimit”/ Analiza e DW: Edhe Gjermania mbështet dëbimet në vende të treta
BE do të ashpërsojë politikën e emigrimit dhe tani po debaton si t’i trajtojë azilkërkuesit e refuzuar. Ministri i Brendshëm gjerman Dobrindt përsëri mbështeti qendrat e dëbimit në vendet e treta. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat “qendra kthimi”, të ngrihen jashtë BE-së. “Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme”, deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë. Sipas Dobrindtit, “nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve”. Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta. “Ka vende...