Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë/ Arrestohet babai, nën hetim gjyshi
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë në lagjen Kushtrimi, ku 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen me armë zjarri, duke mbetur e plagosur rëndë me plagë në kokë. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar babain e vajzës, 43-vjeçarin S.S., i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën. Sipas bluve, e mitura tentoi vetëvrasjen pas dhunës së ushtruar nga i ati. Penalisht është proceduar edhe gjyshi i vajzës, për armëmbajtje pa leje, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Kjo pasi tentativa e vetëvrasjes ndodhi në shtëpinë e gjyshërve, me armën që gjyshi mbante pa leje. Njoftimi...