17-vjeçari kapet sërish nga Policia, historia e tij u bë virale në rrjet: Nuk dua ta lëndoj tjetrin

17-vjeçari kapet sërish nga Policia, historia e tij u bë virale në rrjet: Nuk dua ta lëndoj tjetrin

Pa kaluar as 24 orë nga shoqërimi i mëparshëm, 17-vjeçari Fadil Balliu është kapur sërish nga Policia. Historia e tij, pasi u bë publike edhe nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka rikthyer vëmendjen te vështirësitë ekonomike dhe nevoja për mbështetje sociale. Në videon e publikuar nga Tabaku, i riu shprehet se nuk përfiton ndihmë ekonomike dhe se dëshiron të punojë për të mbajtur veten dhe nënën e tij, pasi babai i ka ndërruar jetë. Rasti i tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen të rinjtë në vështirësi dhe mbi mbështetjen që institucionet duhet t’u ofrojnë të miturve që përballen me probleme sociale dhe ekonomike. Fadili kërkon të punojë, por përfundon sërish në duart e Policisë. Kjo është kontradikta që e bën historinë e...