Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji
Laert Kasaj TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e kompleksit “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj. Sipas burimeve të JOQ Albania, Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji”. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth. Burime të redaksisë bëjnë me dije se Kasaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte përfunduar dhe biznesmeni ishte në nevojë për ndihmë mjekësore....