Trump njofton marrëveshjen tregtare me Filipinet, vendoset një tarifë prej 19%

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Filipinet, vendoset një tarifë prej 19%

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se ai dhe homologu i tij i filipinez Ferdinand Marcos Jr., kanë arritur një marrëveshje tregtare. Sipas tij marrëveshja parashikon tarifa prej 19% për mallrat që vijnë nga Filipinet, ndërsa mallrat amerikane të dërguara atje nuk do të ngarkohen me tarifa. Ky njoftim vjen pasi të dy udhëheqësit u takuan në Shtëpinë e Bardhë të martën. “Ishte një vizitë e mrekullueshme dhe ne përfunduam Marrëveshjen tonë Tregtare”, shkroi Trump. Më herët të martën në Zyrën Ovale, Trump u tha gazetarëve se nuk ishte gati të bënte një marrëveshje tregtare me Marcos sepse ai po negocion shumë ashpër. Por ai tha se ata ndoshta do të bien dakord për diçka. Marrëveshja është disi e pazakontë duke pasur parasysh se vendet e...