Zjarr në pyjet e Mamëzit në Kukës, e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse

Zjarr në pyjet e Mamëzit në Kukës, e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, duke përfshirë disa hektarë me sipërfaqe pyjore. Era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e tymit kanë mbërritur edhe mbi qytetin e Kukësit. Menjëherë pas njoftimit, në terren janë angazhuar grupe të shërbimit zjarrfikës, punonjës të pyjeve, si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer malor, mjetet zjarrfikëse nuk kanë mundur të futen pranë vatrës së zjarrit, ndaj ndërhyrja po bëhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore. Aktualisht, nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po vijojnë hetimet, ndërkohë që përpjekjet për...