Alarm për përfshirjen e të miturve në prostitucion, autoritetet zvicerane kërkojnë masa urgjente

Alarm për përfshirjen e të miturve në prostitucion, autoritetet zvicerane kërkojnë masa urgjente

Një fenomen shqetësues po merr përmasa alarmante në Zvicër, veçanërisht në kantonin e Gjenevës, ku një numër në rritje të të miturve – vajza dhe djem – po përfshihen në veprimtari të prostitucionit. Sipas raportimeve nga RTS, të rinjtë veprojnë në disa raste në mënyrë të pavarur përmes platformave sociale, ndërsa të tjerë bien viktimë e rrjeteve të organizuara të shfrytëzimit. Në fillim të muajit maj, autoritetet zbuluan një rast të rëndë në një berberhane në Gjenevë, ku pesë persona u arrestuan dhe disa të mitur u identifikuan si viktima të abuzimit seksual. Një prej tyre ishte më pak se 15 vjeç, sipas Tribune de Genève dhe 24 Heures. Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Gjenevë. Edhe në kantonet e tjera frëngjishtfolëse të vendit, është vërejtur...