Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zeka: Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje me Tiranën
Kosova E Martë, 22 Korrik 2025 20:01 ”Kurti ka prodhuar krizë me BE dhe SHBA dhe e ka futur Kosovën nën sanksione”,-thotë gazetari dhe analisti Melaim Zeka. Për të kryeministri Albin Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje edhe me Tiranën. ”Kurti e ka prodhuar krizën dhe dëshiron që ta mbajë sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe s’do të kemi zgjidhje të problemeve nëse s’do të kemi një marrëveshje mes partive politike se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kurti ka prodhuar krizë më BE dhe SHBA, e ka futur Kosovën nën sanksione dhe ka shpërndarë një urrejtje të madhe ndaj lidershipit në Tiranë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën zero. Ai ka ndërtuar një piramidë urrejtje ndak Tiranës”.