Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas sekuestrimit të heroinës në Kapshticë, apeli kthen në detyrë 3 policët e pezulluar
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rikthyer në detyrë tre punonjës të Policisë së Pikës Kufitare Kapshticë: nënkomisar Y. Dushku dhe inspektorët Denion Myteberi dhe Lirim Hymetllari. Ata ishin arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por më parë Gjykata e Korçës kishte cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre, megjithatë kishte lënë në fuqi pezullimin nga detyra. Në vendimin e fundit, Apeli ka shpallur të paligjshëm edhe pezullimin. Ky vendim lidhet me ngjarjen e datës 7 qershor 2025, kur në Pikën Kufitare të Kapshticës u sekuestruan 6 kilogramë heroinë, armë dhe municione në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë. Drejtuesi i mjetit, V. B., është vënë në arrest me burg për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur...