Mbrojtësi i konsumatorëve ngre alarmin: Çmimet e larta kanë falimentuar shtresat e varfëra, rrezikojnë edhe ato të mesmet

Mbrojtësi i konsumatorëve ngre alarmin: Çmimet e larta kanë falimentuar shtresat e varfëra, rrezikojnë edhe ato të mesmet

Shtrenjtimi i çmimeve nuk po njeh ende një majë. Lufta Ukrainë-Rusi ka ndikuar që norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 në Kosovë të jetë 11.6%. Në lidhje me gjendjen e çmimeve të produkteve esenciale,ka folur, Selatin Kaçaniku nga Shoqata “Konsumatori”. Ai ka thënë se ngritja e çmimeve pos që ka varfëruar shtresën e varfër të popullsisë ajo rrezikon mirëqenien edhe të shtresës së mesme. “Prej tyre 30% janë familje të varfra tani më kanë falimentuar. Falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e ashtuquajtur të mesme sepse nuk kanë nga të ia mbajnë, nuk mund të ballafaqohen me to, nuk kanë përkrahje as nga qeveria”, ka thënë ai. Ai ka kritikuar edhe përpjkjet për vendosjen e çmimeve tavan. “Vendosja e çmimit tavan nuk është...