Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet e shtetit për të çrrënjosur korrupsionin. Në Parlamentin prej 450 ulësesh, 263 deputetë votuan për ligjin që kufizon pavarësinë e Byrosë Kombëtare të Ukrainës Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO). Ligji, që u propozua nga Partia Shërbëtorët e Popullit e presidentit Volodymyr Zelensky, bën që prokurori i Përgjithshëm të jetë de facto kreu i SAPO-s, duke ia hequr autoritetin kreut të agjencisë. Ligji po ashtu lejon që prokurori i Përgjithshëm në mënyrë të njëanshme të mbyllë raste ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën të transferojë rastet që po hetohen nga NABU-ja tek...